Trafikojnë me postë 75 kg drogë nga Roma në Londër, pranga tre shqiptarëve

Policia e Romës ka vene ne pranga diten e sotme shtetasit shqiptarë me iniciale K.N e K.G 29 e 37 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Disa ditë më parë ata kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Kliko per me shume info

Droga ishte e konfeksionuar në 5 pako. Autoritet italiane kanë identifikuar sasinë e drogës duke ndaluar transportin e saj.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postale si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikoj dy shqiptarët që kishin postuar drogën.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postale për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destiancion pakot e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.