Totti: Largimi nga futbolli më ka shkatërruar

Kliko per me shume info

Ish-kapiteni i Romës e ka përjetuar rëndë largimin nga futbolli. Francesco Totti i ka dhënë fund karrierës si futbollist, në fund të stinorit të shkuar.

Legjenda e Romës tregon se është ndjerë i “shkatërruar nga emocionet” pas tërheqjes nga futbolli i luajtur.

Kliko per me shume info

Nga Russia ku ndodhet për një aktivitet për Kupën e Botës, Totti ka folur për tërheqjen e tij nga futbolli.

“Fjalët më të rëndësishme pas tërheqjes erdhën nga familja ime: fëmijët, bashkëshortja dhe prindërit”, ka thënë Totti.

“Kur përfundon karriera sportive ndihesh i shkatërruar nga emocionet dhe është e vështirë që t’i përballosh ato”.

“Pasi mbajta veshur për 25 vjet të njëjtën fanellë dita e lamtumirës ishte pafundësisht e vështirë për mua, por jam i lumtur për atë që kam dhënë gjithë këto vite”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.