Abuzimet në Tiranë-Elbasan, ish-ministri Haxhinasto: Jam gati të hetohem

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar lidhur me hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzime në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Ai ka thënë se nuk shqetësohet as për hetimet dhe as për verifikimet, ndërsa shton se koha e gjyqeve politike ka ikur. Haxhinasto thekson se e gjithë veprimtaria e tij në krye të trasporteve ka qenë në përputhje me ligjin.

Kliko per me shume info

“S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është I lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi
bazën e dokumentave që janë atje.

Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.