Thellohet skandali, AKEP diskuton me dyer të mbyllura vendimin korruptiv që favorizon Albtelekom

Agjencia e Komunikimeve Elektronike e Postare ka nisur sot diskutimin e vendimit përmes të cilit synohet favorizimi i kompanisë telefonike Albtelekom.

Ndryshe nga sa është kërkuar prej grupeve të interesit mbledhja ka nisur me dyer të mbyllura jashtë çdo vëmendje të medias, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse janë pranuar kërkesat për të ruajtur konkurrencën.

Kliko per me shume info

Një ditë më parë Vodafone Albania dhe Telekom kanë deklaruar se nuk janë në dijeni mbi vendimin që po kërkon të marrë AKEP.

Në deklaratën për mediat është theksuar se nëse do të miratohet vendimi ata nuk do ta pranojnë. Madje në deklaratë vendimi konsiderohet korruptiv pasi nuk vendos pozita të barabarta mes palëve duke favorizuar vetëm një prej operatorëve në treg.

Megjithatë pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, AKEP deklaron se vendimi është publikuar në faqen online dhe se do të nisë konsultimi publik. po ashtu vendimi nënvizon se palët kanë të drejtën e apelimit në gjykatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here