Thellohet më shumë skandali i HEC-eve mbi kanionet e Osumit, në shesh të tjera të palara

Kliko per me shume info

Pas vendimit për një koncesion të fshehtë për dy hidrocentrale mbi zonën e mbrojtur ne kanionet e Osumit, një dokument i Agjencisë së zonave të mbrojtura, tregon hidrocentralet kanë një mospërputhje të vendndodhjes sipas koordinatave, me lejet e marra.

Agjencia kombëtare e zonave të mbrojtura deklaron se leja mjedisore për HEC-et ka parregullsi ligjore dhe madje ka ndryshuar koordinatat ku do të ndërtohen hidrocentralet. Skandali zbulohet nga një memo zyrtare që Agjencia e zonave të mbrojtura i dërgon ministrisë së mjedisit.

Kliko per me shume info

AKZM-ja ka vërejtur disa parregullsi ligjore që lidhen me mospërputhjen e vendndodhjes sipas koordinatave me lejet e marra.

Kjo është njësoj sikur një ndërtues të zhvendosë një pallat përtej gjurmës së lejuar apo sikur të shtojë kate shtesë mbi lejen e miratuar. Vetëm se në përmasa më të mëdha, sepse ka të bëjë me një hidrocentral në një mjedis ligjërisht të mbrojtur.

Vlerësimi i ndikimit mjedisor është një nga lejet më të rëndësishme për miratimin e një projekti. Kjo leje lëshohet nga agjencia kombëtare e mjedisit dhe duhet të certifikojë projekti për impaktin mjedisor.

Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish drejtorit Julian Beqiraj. Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et bëjnë lejen të paligjshme.

Të martën Top Channel publikoi ekskluzivisht dokumentet që faktojnë se qeveria në mënyrë të heshtur ka miratuar ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit duke rrezikuar kështu shkatërrimin e një prej atraksioneve më të bukura turistike në vend.

Ndërkohë që pas publikimi të lajmit në Top Channel ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka vënë në dukje se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, nga e cila ka kërkuar verifikimin e lejes mjedisore të lëshuar nga ky institucion.

“Në momentin që Ministria e Mjedisit do të konstatojë parregullsi në lejen e lëshuar nga ky institucion dhe do kryejë revokimin e kësaj leje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mund të fillojë procedurat për prishjen e kontratës bazuar mbi legjislacionin përkatës. Ne funksion të shqyrtimit të këtij rasti, Ministria e Infrastrukturës ka shprehur gatishmërinë për krijimin e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik mes dy ministrive”, thuhet në reagimin e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.