The Guardian: E ardhmja e Kosovës, e pasigurt

Kosovë&Rajon

“The Guardian Weekly”, gazetë simotër e të përditshmes prestigjioze, në numrin e saj më të ri i ka dedikuar një reportazh Kosovës. Ajo shkruan se Kosovën e pret një e ardhme e pasigurt në dekadën e dytë të shtetësisë.

“Kur përmendet Tony Blair, rrallë dëgjon lëvdata për të këto ditë – përveç, ndoshta, nëse je në Kosovë, ku rrugët dhe fëmijët mbajnë emrin e ish-kryeministrit britanik, në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij në ndaljen e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, dhe në hapjen e rrugës për shpalljen e pavarësisë së shtetit”, shkruan javorja “The Guardian Weekly”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në numrin e saj më të ri, “The Guardian Weekly” shkruan se dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, “dhe përkundër përpjekjeve të aleatëve të saj, Kosova mbetet në qorrsokak ndërkombëtar, e panjohur nga fqinji i saj verior, Serbia, përderisa Rusia dhe Kina pengojnë anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Sipas saj, as festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë fundjavën që lamë pas nuk kanë arritur të fshehin sfidat serioze të brendshme me të cilat përballet vendi.

“Teksa mosmarrëveshjet e brendshme, e madje edhe thashethemet për ndarje nuk po hiqen, fëmijën më të vogël të Ballkanit e pret një e ardhme e pasigurt”, ka parashikuar “The Guardian Weekly”, në një reportazh nga Prishtina.

ME TE LEXUARAT