The Economist: Rritet përqindja e prurjeve të kokainës në Britani, po vdesin njerëz

Kliko per me shume info

Sipas një artikulli të “The Economist” mësohet se në ishullin Britanik, kohët e fundit është rritur ndjeshëm përqindja e prurjeve të kokainës dhe një zgjerim të numrit të përdoruesve.

Statistikat tregojnë se vetëm në vitin 2016 policia Britanike kishte kapur 5.5 ton kokainë krahasuar   me vitin 2010, kjo shifër është rritur dyherë më shumë. Duke folur me gjuhën e statistikës, përqindja e prurjeve është rritur nga 11% në vitin 2011 deri me 44% më 2015.

Kliko per me shume info

Arsyet që kanë çuar në këtë gjendje vjen së pari si pasojë e ndryshimeve globale dhe pasojave të globalizmit. Burimi funizues mbetet Kolumbia ku grupe trafikantësh i kanë sofistikuar metodat e transportit. Kontribut në rritjen e përdoruesve dhe shtimit të importit kanë dhënë edhe “Dark Web-et” ku kushdo mund të kryejë një porosi online, dhe ditën tjetër ta marrë atë në shtëpi. Numri i porositësve në këtë portal është rritur nga 12% më 2014 në 2017.

Shteti Britanik nga ana tjetër ka bërë bërë përmirësime në legjislacion gjatë viteve 2014-2015 por rezultatet kanë qënë zhgënjyese pasi jo vetëm që gjendja nuk është përmirësuar por ajo është thelluar edhe më tej.

Shqetësuese për shtetin mbetet fakti se një pjesë e konsiderueshme e numrit të personave të vdekur vjen si pasojë e kokainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.