Thaçi: Specialja, vendim për të ruajtur partneritetin me ndërkombëtarët

Kliko per me shume info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale edhe pse e padrejtë, Kosova ka marrë detyrimet e veta dhe do t’i kryej me përpikëri me marrëveshjet që janë arritur.

“Edhe ky vendim është bërë për të ruajtur partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha presidenti Thaçi.

Kliko per me shume info

Duke folur para kabinetit qeveritar për nder të 10 vjetorit të pavarësisë Thaçi u ndal edhe te dialogu me Serbinë.

Ai tha se tashmë janë futur në fazën përmbyllëse të këtij procesi dhe janë duke punuar që të arrihet një marrëveshje përfundimtare që nënkupton normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror.

“Pa asnjë dyshim sot jemi shembull i paqes dhe pajtimit, shembull i dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve për të gjithë“, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se është momenti i duhur që Bashkimi Evropian të konfirmojë se tërë Evropa juglindore i përket Bashkimin Evropian dhe jo ideologjive tjera që cenojnë vlerat dhe parimet perëndimore.

Sipas tij, nënshkrimi i MSA-së për ne ka qenë mirënjohje për të reformat që kemi bërë në ekonomi dhe sektorët tjerë por është edhe udhërrëfyes për integrimin në BE.

Duke e cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit Kosova e re, si hap historik, ka thënë se fokusi i yni duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

Derisa numëroi të arriturat e shtetit të Kosovës, përmendi aspiratat për të ardhmen, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, ku shtoi se rruga deri në NATO dhe BE nuk është e lehtë dhe e shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.