Thaçi kundërshton ashpër idetë për ndarje apo shkëmbim territoresh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komendtuar idenë e fundit për shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke thënë se kjo ide është shumë larg mendjes së tij e institucioneve të Kosovës.

Në një konferencë për media, së bashku me presidentin slloven, Borut Pahor, Presidenti Thaçi u pyet për shkëmbimin e territoreve apo ndarjen e Kosovës,

Kliko per me shume info

“Kosova ka integritetin e vet territorial të paprekshëm, është unik i njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht. Janë shqetësuese debatet në prag të dhjetorit të pavarësisë, për gjëra të kota te tejkaluara, për mua të vdekura.

Sepse ka pasur më herët ide për ndarje, për shkëmbime madje ka pasur dhe prej liderëve të Kosovës të deklaruara publikisht për shkëmbim. Mirëpo, unë gjithmonë kam qenë i qartë. Respektimi i integritetit territorial është krucial për të ardhmen e Kosovës. Ide të tilla nuk i sjellin të mirë as vendit, as paqes e stabilitetit në rajon.

Idetë e tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës. Edhe lakimi i emrit tim në këtë problematikë nuk është i rastësishëm. Unë i kuptoj sponsorizuarit e kësaj ideje. Por përgjigjja ime është e qartë. Bibël dhe Kuran për mua, është deklaratat e pavarësisë së Kosovës, jo spekulimet dy javë më herët të Spotnikut, e pastaj të përkthyera e të transme tuara gabimisht në mediume të caktuara kudo që ato paraqiten”, tha ai.

Ndërsa tha se edhe pretendimet për të involvuar Shqipërinë, në këto ide janë të kota, pasi që Kosova është vend sovran dhe vendos vet për vetveten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.