Terrori me armë në Itali, kryetari i bashkisë thirrje qytetarëve: Rrini brenda, mos dilni nga shtëpitë

Një breshëri plumbash sapo ka ndodhur në Macerata të Italisë. Mediat italiane raportojnë se të shtënat me armë kanë ardhur nga një Alfa Romeo 147 me ngjyrë të zezë, në të cilën ndodheshin dy persona.

Makina po lëviz nëpër rrugët e qytetit. Për pasojë janë lënduar katër persona, një nga të cilat në Corso Cairoli, një pranë stacionit. Të shtëna me armë kanë ndodhur edhe në rrugën Via dei Velini dhe Spalato, zona të prekura nga hetimet në rastin e Pamela Mastropietro.

Kliko per me shume info

Kryebashkiaku i Macerata, Romano Carancini u ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, përmes rrjeteve sociale të Bashkisë, ndërsa të shtënat janë raportuar në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Për arsye sigurie, të gjithë nxënësit do të qëndrojnë në shkollë dhe të ndalojnë autobusët e transportit publik”, shkruan komuna në Facebook.

Hetuesit po ekzaminojnë imazhet e kamerave të zonave të prekura nga të shtënat për të kuptuar dinamikën dhe motivin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here