Terror në Itali, të shtëna me armë në qendër të qytetit Macerata, 6 të plagosur

Nje ngjarje terrorizuese ka ndodhur sot ne Itali. Të shtëna me armë janë raportuar ne mesditë në qytetin italian Macerata. Të paktën 6 persona raportohet të jenë plagosur, nga të cilët 4 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat kanë ardhur nga një makinë “Alfa Romeo”, nga e cila është qëlluar në drejtim të disa personave me ngjyrë, të cilët dyshohet se janë nga Nigeria.

Kliko per me shume info

Ndërsa ende nuk ka një motiv që ka shtyrë autorët të qëllojnë, kryebashkiaku i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi deri në qetësimin e situatës.

Policia bëri të mundur arrestimin e një personi, i cili dyshohet si autor i ngjarjes, ndërsa vazhdojnë kontrollet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.