I riu nga Elbasani ‘tërbohet’ pas gjobës, rrezikon policët në rrugë por kapet nga “Shqiponjat”
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi ka rrezikuar jetën e policëve të cilët i kanë vënë gjobë.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Paris Xhemalollari, 19 vjeç, banues në Elbasan.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore gjatë vendosjes së një mase administrative dhe është larguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të policisë rrugore.
Në ndjekje të tij u vunë Patrulla e Përgjithshme dhe Shqiponjat, ku dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.