Tentuan t’i rrëmbejnë të dashurën/ 3 shqiptarë masakrojnë me thikë bashkëkombësin e tyre

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku tre persona të maskuar kanë tentuar t’i rrëmbejnë të dashurën një shqiptari, e për pasojë e kanë goditur këtë të fundit disa herë me thikë.

Më pas kanë marr më dhunë të dashurën e shqiptarit të plagosur, por rezistenca dhe të bërtiturat e vajzës kanë alarmuar policinë, gjë që ka sjellë ndërhyrjen dhe arrestimin e njërit prej tyre, por ende nuk bëhet identiteti i tij.

Kliko per me shume info

Mediat lokale greke shprehen se personi i arrestuar nuk është një emër i panjohur për policinë greke, pasi shqiptari ishte kontingjent për vjedhje dhe grabitje në zonën e Eksarxia. ‘Difernews.gr’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është deportuar katër herë nga Greqia, ndërsa kishte hyrë sërish ilegalisht në shtetin helen.

Policia shprehet se hera e fundit që ai ishte skeduar nga policia, është pikërisht data 28 janar. Thuhet se bashkë me një shqiptar tjetër, nën kërcënimin e një thike kishin grabitur një student grek. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy shqiptarëve të tjerë si dhe rrethanat e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.