Tensioni në Kuvend, PD mbledh Grupin parlamentar

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në mesditë pas përjashtimit nga seanca të kryetarit të Grupit, Edmond Spahos dhe tensioneve të forta me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Priten hapat e tjerë që do të ndërmarrë PD-ja vetëm ose në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare, pasi Spaho deklaroi se protesta nuk do të reshtë me të gjitha mjetet dhe format për të zbardhur të vërtetën e ekstradimit në Itali të të vetmit anëtar të bandës së Habilajve të arrestuar dhe në hetim në Shqipëri, Nezar Seitit.

Kliko per me shume info

PD-ja, pasi bllokoi sot foltoren e Kuvendit duke kërkuar futjen në rendin e ditës të çështjes së ekstradimit të Seitit, thirrjen e Kryeministrit Rama për të dhënë sqarime, kërkoi bashkë me LSI-në, interpelnacë urgjente me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. PD-ja e ka konsideruar Gjonaj si një nga përgjegjet kryesore të “rrëmbimit shtetëror” të Seitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.