Të dielën rikthehet superiorja, ja sfidat që na presin

Të mërkurën u luajtën ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që të dielën luhen përballjet e javës së fundit të fazës së dytë në Kategorinë Superiore. Katër takime luhen prej orës 13:00, për t’u përmbyllur gjithçka me Partizani-Kamza në orën 16:00.

Për këtë javë të Kategorisë Superiore dy janë lojtarët e pezulluar me kartonë të verdhë: Taulant Sefgjini i Laçit dhe Nurudeen Orelesi i Vllaznisë. Mbrojtësi i kurbinasve u ndëshkua në ndeshjen me Kamzën dhe duhet të shlyejë pezullimin këtë javë ndaj Teutës. E njëjta gjë edhe për nigerianin, i cili i shpëtoi kartonit të kuq pas ndërhyrjes ndaj Musollit. Gjithsesi edhe i verdhi e detyron atë të pushojë këtë javë, pasi ishte i katërti që koleksionoi.

Kliko per me shume info

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E diel, më 4 shkurt

13:00 Laçi-Teuta

13:00 Skënderbeu-Vllaznia *

13:00 Kukësi-Flamurtari

13:00 Lushnja-Luftëtari

16:00 Partizani-Kamza

*Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia luhet në Shkodër, pas marrëveshjes midis klubeve për të luajtur fazën e parë në Korçë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here