“Harroi” të brendshmet, balerina përfundon në burg

Showbiz

Një balerinë ruse është arrestuar në Egjipt për kërcim “imoral”, pasi akuzohet se kërceu pa të brendshme.

31-vjeçarjes Ekaterina Andreeva iu tha se veshja e saj ishte tepër provokuese, pasi performoi në një lokal nate në Nil të Gizës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të përditshmes “Mirror”, policia e vuri në pranga Ekaterinën, pasi një video e saj duke kërcyer u bë virale në vend.

Në video ajo shfaqet duke kërcyer belly dancing, me një veshje që nxjerr në pah format e saj trupore dhe i lë pak vend imagjinatës.

Ajo akuzohet nga autoritetet egjiptiane si nxitëse e mosbindjes dhe imoralitetit tek të rinjtë.

Një hetues tha se “rregullat për kërcimtaret i detyrojnë ato që të veshin brendshme të çdolloj ngjyre, përveçse bezhë. Ajo nuk kishte veshur fare dhe sigurisht që ishte provokuese”.

Mësohet se avokatët e kompanisë për të cilën punon Ekaterina kanë ndërhyrë për të zgjidhur këtë çështje.

ME TE LEXUARAT