Tre personat e dyshuar si autorë të atentatit me eksploziv ndaj Lulzim Kullës më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, mohojnë të jetë të përfshirë në këtë ngjarje.
Dy autorët e dyshuar thane ne gjykate se nuk kanë qenë kurrë në Shkodër, ndërsa i treti i akuzuar për moskallëzim krimi, thotë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria thotë se ka prova nga pamjet filmike që dëshmojnë se Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta janë autorët e shpërthimit me 8 të plagosur.
Endri Çopja deklaroi para trupit gjykues: Punoj tek tregu në Elbasan. S’kam qene kurre në Shkodër. Argel Lulaj i dyshuar si autor: Punoj per bashkine Elbasan si furnitor per njesi te ndryshme tregtare. Skam qene kurre ne Shkoder.
Serxho Teta i dyshuar per moskallezim krimi: Punoj tek tregu i Elbasanit. Skam lidhje me ngjarjen.