Zbardhen dëshmitë/ Çfarë thanë në polici të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit

Zbardhen dëshmitë e Malvin Dinellarit dhe Elton Halipajt të arrestuar si pjesë e grupit të organizuar nga Aurel Hoxhallari për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.

News24 raporton se Malvin Dinellari ka thënë se me vëllezërit Hoxhallari është njohur nga një mik. Dinellari jeton në Korçë por vinte shpesh ne Tiranë pasi ka të fejuarën në shkollë.

Kliko per me shume info

“Takohesha shpesh ne Yzberisht me Aurel Hoxhallarin por nuk kisha dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Edhe me grekun jemi ulur ne kafe por e njihja si mik te Aurelit”– ka thënë ai në dëshminë e tij.

Ne lidhje me furgonin që u përdor në vrasje, Dinellari pranon se e ka gjetur ai.

“Punoja me shitje makinash. Aureli me kërkoi t’i gjeja një furgon mallrash. Kërkova ne internet dhe e gjeta. E çova ne servis për ta kontrolluar dhe Aureli ra dakord për ta blerë. Me dha 4200 euro dhe furgonin e regjistrova ne emrin e Elton Halipajt”– është shprehur ai.

Elton Halipaj ka thënë se ka njohje me Aurel Hoxhallarin dhe i kishte kërkuar atij t’i gjente punë pasi kishte nenën të diagnostikuar me tumor dhe kishte nevojë për të ardhura.

Aureli e punësoi si kopshtar tek vila në Mezez dhe i kërkoi që në emrin e tij të regjistroje një furgon mallrash pasi do i nevojitej për punë. Për këtë arsye e regjistroi dhe në një kurs patente. Halipaj pranon që shkonte te vila në Mëzes por mohon të ketë lidhje me grupin kriminal armët drogën apo vrasjen e Devi Kasmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.