Taulant Balla jep lajmin e mirë: Më në fund arritëm marrëveshje me opozitën

Politikë

Pozita dhe opozita duket se kanë rënë dakord dhe kanë gjetur një të mesme pas mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për të kërkuar një datë për hapjen e negociatave të Shqiëprisë në BE.

Lajmin e ka bërë të ditur në fund të takimit kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla, ndërkohë më herët draft rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, mbështetën disa nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike për luftën krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme

ME TE LEXUARAT