Taulant Balla përballet me Shkelzenin, thirrje prokurorisë: Thërrisni Berishën

Politikë

Deputeti Taulant Balla u përball Shkëlzen Berishës në gjykatën e Krimeve të Rënda pas padisë për shpifje. Pas daljes nga gjykata, Balla i kërkoi prokurorisë së Tiranës që të thërrasë Sali Berishën për të marrë në pyetje në lidhje me skandalin e privatizimit të CEZ. Deri tani në pyetje për këtë dosje janë marrë Shkëlzen Berisha dhe Genc Ruli.

“Babai, i biri, dhëndri etj bëhen gjithsej nja 15 shpifje. Unë do të jem këtu. Jam gati që kjo gjë të gjykohet sa më parë. Dosja e CEZ sot është një nga dosjet që po hetohet në prokurori, personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për korrupsion së bashku me babain e tij e dëgjuat që tha se nuk kishte dijeni se cështja është në hetim. Kjo cështje duhet hetuar. Prokuroria ta hetojë seriozitet dhe të respektojë vendimin e gjykatës Tiranë dhe Krimeve të Rënda dhe të marrë pyetje, Sali Berishën dhe Nue Kalajn, ky person të gjendet. Mori 6.8 mln euro, janë para të vërtetuara që kanë qenë pagesë sekseri për një dështim privatizimi. Llokoçitjet e të birit të babait, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjes punës dhe nuk ka firmosur njëherë në një vend pune, të ardhurat i ka si komisione.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të vetmen punë, që ka bërë ai, nuk i bëni ju të gjitha si gazetarë që jeni këtu për 10 vite. Sot isha i përgatitur për të shpjeguar akuzat, zotëria është akuzuar për 200 mijë euro të ardhura të marra në komision për shitjen e një prone në bregdet. Bëhet fjalë edhe për një transfertë 150 mijë euro, janë pjesë. Jemi në këtë situatë me klithma kundër prokurorisë dhe gjyqtarit. Merrni dosjen dhe vendimin e komisionit hetimor dhe 4500 faqe materiale, aty janë të gjitha. Ka edhe një parim tjetër, që duke qenë se kjo çështje” deklaroi Balla.

Por Shkëlzen Berisha, i ka cilësuar si shpifje dhe shashka të gjitha akuzat e Ballës për dosjen e CEZ. “Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar në prokurori atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Nuk kam pritshmëri, pasi nuk lidhje me privatizimin apo privatizime. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar’ deklaroi ai. Pas rihapjes së dosjes CEZ i pari që është marrë në pyetje ka qenë Shkëlzen Berisha, ndërsa pas tij ka qenë ish-ministri Ruli.

ME TE LEXUARAT