Tatimet: Bizneset që kanë humbur fjalëkalimin, procedurat për një të ri

Aktualitet

Bizneset që humbin fjalëkalimin për marrë shërbimet online të tatimeve nëpërmjet një procedurë të posaçme mund të pajisen më një të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka unifikuar procedurën, e cila është e vlefshme për të gjitha drejtoritë rajonale.

Sipas tatimeve “Rivendosje Fjalëkalimi për tatimpaguesit e regjistruar” u vjen në ndihmë qytetareve dhe bizneseve, me qëllim rivendosjen e fjalëkalimit për aksesimin e sistemit tatimet  e mia (e-filing). Çdo tatimpagues i regjistruar më parë, ka të drejtë të kërkojë rivendosjen e fjalëkalimit. Ky shërbim përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret në momentet e humbjes së fjalëkalimit ose dyshimit për vjedhje të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dokumentet që duhen:

1-Dokument identifikimi

2- Autorizim (nëse kërkesa nuk paraqitet nga administratori

Hapat e procedurës:

1- Dorëzim i kërkesës me shkrim pranë punonjësit te Shërbimit te Tatimpaguesit.

2- Hapet çështje në sistem nga punonjësi i Shërbimit të Tatimpaguesit për Ndryshim Fjalëkalimi të Tatimpaguesit prezent në sportel (ose personit të autorizuar prej tij).

3-  Gjenerohet automatikisht nga sistemi një fjalëkalim i ri, i cili përmban numra dhe shkronja.

4-Printohet fleta me fjalëkalimin e ri, dhe i jepet tatimpaguesit.

5-Afati i ofrimit të shërbimit: Menjëherë.

6- Autoriteti përgjegjës: Drejtoria Rajonale Tatimore.

Udhëzimi i tatimeve, procedurat se si mund t’iu njihet fatura elektronike

Miratimi dhe lëshimi e faturave kompjuterike iu ofrohet si shërbim tatimpaguesve si një lehtësi në veprimtarinë e tyre të përditshme, duke ju mundësuar gjenerimin e faturave tatimore të shitjes në format elektronik, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve, ne transaksionet e tyre të biznesit.

Kërkesa shkresore

  1. Deklarata ose vërtetimi i gjendjes aktuale të tatimpaguesit  ne të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është 1 kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për cdo transaksion

3- Modeli i faturës sipas elementeve të parashikuar në Nenin 101 të ligjit 92/2014.

4- Ekstrakt i QKB

5-Verifikimi i situatës aktuale të tatimpaguesit në sistem.

Hapat e procedurës:

–  Dorëzohet kërkesa me shkrim pranë DPT .

–  Punonjësi përgjegjës verifikon situatën e tatimpaguesit, në sistemin elektronik të administratës  tatimore, lidhur me regjistrimin deklarimin dhe statusin e tatimpaguesit.

– Hartohet autorizimi sipas formatit te miratuar.

– Dërgohet me poste, sipas adresës se vendosur  nga tatimpaguesi,  dhe për dijeni Drejtorisë

– Rajonale Tatimore që ka në administrim tatimpaguesin .

– Afati i ofrimit të shërbimit: Brenda 10 ditëve kalendarike .

ME TE LEXUARAT