Surpriza nga Kosova për Nexhmije Hoxhën në 97-vjetorin e lindjes

Gruaja e ish-diktarorit nuk e kaloi e vetme përvjetorin e 97. Nexhmije Hoxha mori vizita nga disa shqiptarë të Kosovës, të cilët i shkuan në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ajo jeton.

Më 8 shkurt të këtij viti, Hoxha mbushi 97 vjeçe. Ajo u suprizua teksa në derë i trokitën disa shqiptarë të Kosovës, të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër.

Kliko per me shume info

Fotot janë publikuar nga shqiptari nga Kosova Isa Jasiqi, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës vetëm për të uruar 97-vjetorin e bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha. Jo për të gjithë komunizmi ka qenë një periudhë e errët e historisë së Shqipërisë…

Në fotot e publikuara prej tyre, shihen edhe detaje nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës, me muret e mbushura me korniza të fotove historike të bashkëshortit të saj. Bien në sy mobilje të vjetra, si dhe ngrohja me kalorifer, citon express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.