Super festa e miliarderit rus, zbulohet emri i shqiptares së vetme që ishte ftuar

Artisti Olen Çezari ka mahnitur me interpretimin e tij, të realizuar mbi statujën gjigante të Jezu Krishtit në Rio De Zhaniero.

I ngritur mbi një lartësi të madhe në Brazil, violinisti shqiptar ka interpretuar “Ave Maria”, e këtë vepër tha se ia ka dedikuar Papa Francesco-s.

Kliko per me shume info

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Çezari rrëfeu për një festë të një miliarderi rus ku kishte qenë i pranishëm si violinist dhe ku tha se ishin të pranishëm miliarderë nga e gjithë bota. Ai zbuloi se e ftuar speciale ishte edhe artistja shqiptare Inva Mula.

“Ngjitja në krahun e djathtë të Krishtit ka qenë gjëja më e tmerrshme dhe më serioze që kam bërë. Kemi punuar një muaj e gjysmë për të marrë lejen për të realizuar projektin. Në janar në Brazil është 50 gradë temperatura dhe ajo statuja është beton dhe duhej 45 minuta për t’u ngjitur. Kur dola lart kisha mungesë oksigjeni totale, por atje lart ishte pamja unikale.

Unë kam qenë në një festë që e organizonin dy rusë që kanë dy skuadra futbolli. Festa ishte me 100 persona dhe ne që bënim muzikë. Njerëzit e ftuar ishin miliarderët e botës. Aty ishte edhe një shqiptare, ishte Inva Mula”, tha Çezari./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here