Sulm me bombë vetëvrasëse, dhjetëra ushtarë të vdekur në Pakistan

Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë vetëvrasëse në një bazë ushtarake në Sëat Valley.

Ushtria e Pakistanit përmes një deklarate ka thënë se sulmuesi ka hedhur veten në ajër gjatë ditës së sotme, në “zonën sportive”, ku ushtarët mund të luajnë volejboll derisa i shikojnë civilët.

LEXO EDHE:  Avionët turq rrethojnë helikopterin e Kryeministrit Tsipras
Kliko per me shume info

Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Talibanët kanë pretenduar se kanë kryer sulmin, duke e cilësuar incidentin “sulm hakmarrës”.

Kryeministri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, e ka konsideruar incidentin “sulm frikacak” dhe ka premtuar se do të çrrënjosë “gjurmët e fundit” të terrorizmit në Pakistan.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here