Pretenca e Disiplinës së UEFA-s; Skënderbeu rrezikon 10 vite përjashtim nga Europa

Klubi i Skëndërbeut rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, të cilën ka mundur të sigurojë edhe Top Channel.

Sipas kërkesës drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej 1 milion euro.

Kliko per me shume info

Ky është vazhdimi i një procesi që ka zgjatur më tepër se dy vite nga organi i futbollit europian për Skënderbeun.

Ekipi korçar është penalizuar nga UEFA dy vite më parë me një sezon përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare për dyshime në implikime të ndeshjeve me rezultate të paracaktuara.

Ky ka qenë një penalizim administrativ dhe sipas UEFA-s, pritet edhe një penalizim disiplinor. Pikërisht për këtë arsye është edhe kjo kërkesë e inspektorëve të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, ndaj Komisionit të Apelit, një proces i cili do të zhvillohet në ditët në vazhdim.

Për momentin ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar rreth këtij procesi disiplinor./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.