Publikohet skandali ku është përfshirë drejtori i emëruar nga Rama

Politikë

LSI ka denoncuar rastin e shkeljes se ligjit ne menyre flagrante në emërimin e nje drejtori . Me ane nje te shenimi ne faqen e tij ne FB, deputeti i LSI-se.

Deputeti Endrit Braimllari ka denoncuar me foto, emerimin e Ledio Gjyles, si drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, person qe sipas tij, ishte liruar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Braimllarit:

Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes.

Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike.

I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!#kryeministrimashtrues.

ME TE LEXUARAT