Situata në vend: Mungesë energjie, përmbytje dhe një 1 i vdekur

Moti i keq, me reshje dhe erëra të forta ka përfshitë vendin këtë të premte, duke shkaktuar përmbytje në disa zona si dhe probleme me furnizimin me energji elektrike.

Në Tropojë, një elektricist ka humbur jetën në krye të detyrës, pasi dyshohet se ka zënë korrenti teksa rregullonte një defekt në fshatin Rragan.

Kliko per me shume info

Në Tiranë, reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët, ndërsa nga era e forta një shtyllë tensioni te Shkolla e “Bashkuar”. Probleme ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike.

Në Elbasan, është përmbytur aksi rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas (ku po punohet aktualisht) dhe disa akse rrugore rurale. Probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.

LEXO EDHE:  Ish-zyrtari i LARTË i Policisë zbulon qëllimin e ERRËT të Samir Tahirit: Donte që...

Më herët gjatë ditës, si pasojë e motit të keq, një pjesë e zonave të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe mbetën pa energji elektrike.

Situatë problematike edhe në Jug. Përroi i Gurrës pranë Sarandës ka rrëzuar një urë, duke shkaktuar kështu bllokimin 130 familjeve në Tatzat dhe Kalasë. Era e fortë që ka shoqëruar reshjet e dendura të shiut në Gjirokastër ka thyer një pemë e cila gjatë rrëzimit është përplasur mbi dy makinat e parkuara pranë.

LEXO EDHE:  SHERR me Ballën e Ruçin/ Pse u acarua Berisha që u largua? Ky është GJESTI që bëri para se të dilte nga Kuvendi

Portet detare kanë bllokuar lundrimin.

Instituti i Gjeoshkencave ka ngritur alarmin për përmbytje në dosa zona gjatë këtyre 24 orëve.

“Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi vërshimesh të shpejta nga përrenjtë malore, kjo kryesisht përgjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.03) dhe me ulje të rrezikut përgjatë ditës së nesërme (e diel, dt.04). Në këto qarqe është vendosur edhe shenja e rrëshqitjeve të tokës.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

LEXO EDHE:  Zbulohet plani famëkeq i Veliajt, 33 pallate do të betonizojnë fushën tek “Ali Demi”

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.03) priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive, lokalisht shumë intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive. Nesër (e diel, dt.04) reshjet do të jenë të dobëta. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel”, njoftoi IGJEUM.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here