Sistemi Tims e "merr në qafë", 46-vjeçari arrestohet në Qafë Botë

Aktualitet

Një 46-vjeçar është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi rezultoi në sistemin Tims i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 1 shkurt të këtij viti.

Shtetasi Petrit Babi, më 1 shkurt së bashku me shtetasin me iniciale T.B kanë goditur me sende të forta për motive pronësie shtetasit N.V. dhe L.V.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 13.02.2018, në Pikën e Kalimit Kufitar Qaf Botë është kapur e ndaluar shtetasi:

Petrit Babi, 46 vjeç, banues në Fitore, Sarandë.

Shtetasi i lartpërmendur, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në pikat

kufitare, në sistemin Tims, ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim sepse më datë

01.02.2018, në fshatin Vrion, Finiq në bashkëpunim me shtetasin T.Babi kanë goditur me

sende të forta për motive pronësie shtetasit N.V. dhe L.V..

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të

mëtejshme.

ME TE LEXUARAT