Kishte ikur nga shtëpia dhe i ishte bashkuar ISIS, vritet në Siri vajza shqiptare

Në Siri është vrarë një vajzë nga Kumanova e cila ishte pjesë e ISIS. Lajmi i është dhënë njerëzve të saj të afërm, ndërsa ditët e fundit u raportuan lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë nga Kosova, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri.

Vajza shqiptare nga Kumanova para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj, ndërsa më vonë gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e Shtetit Islamik. Për katër vjet në rrethana të panjohura, ajo kishte qëndruar në Siri dhe Irak dhe nuk ishin dhënë lajme rreth fatit të saj, shkruan Zhurnal.

Kliko per me shume info

Më në fund është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret ku Shteti Islamik po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll. Deri tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.