Parashikimi, sinoptikanët: Ja si do të jetë moti sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin deri në pas mesditës kur pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit kryesisht në ekstremet Veri–Jug ku priten edhe reshje të izoluara.

Pasditja fuqizon vranësirat në gjithë territorin, më të dendura në Jug dhe Qendër të cilat gjatë natës sjellin sërish reshje me intensitet deri mesatar.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2°C gjatë mëngjesit, por nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 ballë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here