Si ta bëni hekurin e rrobave të duket si i ri

Mendoni se keni një hekur të shtrenjtë i cili kurrësesi nuk ngjit në rroba dhe nuk ka nevojë për t’u pastruar?

Por, ndonjëherë kjo shkon përtej parashikimit tuaj, sepse mund të ndodhë që ai mbase pa qëllim mund t’ju djegë ndonjë rrobë teksa hekurosni. Përpos kësaj, duke hekurosur vazhdimisht, ai thith herëpashere materiale nga më të ndryshme, të cilat mblidhen në pllakën e tij.

Kliko per me shume info

A do të dëshironit disa sekrete të vogla se si hekuri të duket gjithmonë si i ri? Me siguri që po. Ju njohim me disa mënyra shumë të thjeshta se si ta pastroni hekurin, të cilat do t’ju lehtësojnë pa masë.

1
Kripa
Vendosni në tavolinën e hekurosjes një copë të butë dhe mbi të shtoni disa lugë kripë. Vëreni hekurin e rrobave në punë dhe gradojeni atë në temperaturën maksimale. Në momentin që nxehet, vendoseni atë mbi copën me kripë dhe lëviznei atë para-mbrapa. Bëjeni këtë derisa të gjitha shenjat dhe papastërtitë të zhduken plotëisht.

Uthull
Lagni një copë me uthull të bardhë dhe vendosni hekurin e rrobave të ndezur mbi duke e lëvizur herë pas here. Më pas, pastrojeni hekurin me një copë të pastër të lagur me ujë.

Sodë buke dhe kripë
Shtoni pak kripë dhe sodë buke në një copë dhe mbi të lëvizni hekuri e rrovbave të ndezur. Fshijeni hekurin pas kësaj me një copë të pastër dhe është gati për t’u përdorur.

Sapun i lëngshëm
Kombinoni pak ujë me sapun të lëngshëm dhe lagni një pambuk të pastër. Pastroni me të hekurin duke u ndalur veçanërisht tek njollat dhe shenjat. Pastrojeni më pas me një peshqëir të thatë dhe është gati.

Kështu, nuk keni pse të përdorni furça apo mjete të tjera që e dëmtojnë hekurin tuaj. Këto janë zgjidhjet ideale që ju vijnë në ndihmë sa herë hekuri juaj nuk funksionon siç duhet, shkruan Shije.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.