Shufra ari dhe 1 mln euro piktura në banesë, ish-ministri rumun dënohet me 8 vite burg

Ish-ministri i Financave në Rumani, Darius Valcov u dënua me 8 vite burg nga Gjykata e Lartë rumune, pasi u gjet fajtor për akuzat e pastrimit të parave dhe influencës së paligjshme.

Valcov ishte përfshirë në një betejë të gjatë me drejtësinë vendase dhe prej kohësh ishte marrë si “frymëzim” për protestat antikorrupsion në vend.

Kliko per me shume info

Ky vendim është edhe një goditje për kryeministren aktuale, Viorica Dancila, që ish-ministrin e Financave e ka Sekretar Shteti dhe një prej këshilltarëve kryesorë për politikat fiskale të social-demokratëve.

LEXO EDHE:  Serbia nuk e lejon flamurin e Kosovës në panairet e veta, në Prishtinë ndodh e kundërta

Gjyqi ndaj tij tërhoqi një vëmendje të madhe publike, pasi Valcov është një prej figurave kryesore që përfundon i ndëshkuar nga drejtësia për keqpërdorim të pushtetit.

Prokurorët arritën të provojnë para gjykatës se në vitin 2015, kur ishte ministër i Financave, Valcov i kërkoi një biznesmeni një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të influencës për të ndihmuar kompaninë e tij që të fitonte tendera publikë.

LEXO EDHE:  Shtetet e BE-së japin sinjal për pranimin e Kosovës në samit

Duke përdorur influencën e tij, thanë prokurorët, Valcov siguroi në mënyrë korruptive 20 për qind të vlerës së një kontrate tenderimi dhe më pas përdori të njëjtën kompani që ndihmoi, për t’i pastruar këto para.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, hetuesit gjetën 3 shufra ari dhe 172 piktura me një vlerë totale rreth 1 milion euro. U bllokuan gjithashtu edhe llogaritë bankare të ish-ministrit. /Top Channel

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here