Shtatë orë mes dallgëve dhe 4 përpjekje, ankorohet trageti në Vlorë

U deshën 7 orë në detin e trazuar dhe katër përpjekje, që 90 banorët e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë të preknin tokën.

Sipas kapitenerisë së Portit të Vlorës shkak për këtë ka qënë deti me dallgë dhe erë të fuqishme.

Kliko per me shume info

Marinarët e tragetit kanë tentuar katër herë për t’u ankoruar, por ka qenë e pamundur, pasi rrezikonin që të përplaseshin me kalatën e molit, transmeton Top Channel.

Ka qënë rënia e fuqisë së erës dhe pas shtatë orësh 90 pasagjerë kanë mundur të zbresin në mol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here