E rëndë në Austri/ Konfliktohen për një femër, shqiptari vret me thikë në zemër serbin

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vjenë të Austrisë, ku një shqiptar ka vrarë me thikë një shtetas serb dhe ka plagosur një tjetër.

Mësohet se konflikti është nisur pas një sherri për disa femra njofton media serbe “Vecernji List”, referuar medias austriake ‘Die Presse’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur të shtunen në afërsi të bar ‘Space bar lounge’ të cilin Gavrilovic e kishte në administrim bashkë me dy miq të tij. Pasi kanë dalë nga kafja për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe.

Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton ‘Vecernji List’. Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.

‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij.

ME TE LEXUARAT