I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali, hidhet në shinat e trenit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur një ditë më parë në Itali ku një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në shinat e trenit.

Sipas mediave italiane, 28-vjecari shqiptar u hodh në shinat e trenit në Sesto San Giovanni.

Kliko per me shume info

Personat që ndodheshin në stacion kanë parë tmerr me sy, kur shqiptari doli para trenit, ndërsa trupi i tij është tërhequr zvarrë për disa metra. Shqiptari, rezident në Sesto, identiteti i të cili nuk dihet ende, gjeti vdekjen e menjëhershme.

‘Milano today’ shkruan se i riu, person me precedent penal, pasi në vitin 2015 ishte arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ndërkohë, policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here