Shqiptari gjen portofolin me 7 mijë euro në Gjermani, ja vendimi që merr

Taulant Baftjaraj, një kosovar që jeton në Gjermani ka bërë një gjest që për shumëkënd nuk do imagjinohej.

Taulanti e ka gjetur në një rrugë në Gjermani një portofol me para në vlerë prej 7000 eurosh por ka vendosur që ta dorëzojë në polici.

Kliko per me shume info

Kjo konfirmohet edhe nga dokumenti i policisë gjermane që saktëson shumën e parave dhe gjestin bujar të djaloshit kosovar.

“Diçka qe nuk është e jotja nuk të takon ty edhe pse duhet shumë njerëz me derdh për ato para? Më mirë me djersë e hallall e me qenë i qetë n’zemer”, ka thënë Taulanti për këtë gjest të tij, shkruan Indeksonline.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here