Ishte nisur me autobus për në Greqi, shqiptari kapet ‘mat’ në Kakavijë. Ja çfarë i gjeti Policia

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijes.

Mësohet se autoritetet shqiptare kanë bllokuar 1.5 kg heroinë. Në pranga ka rënë Elton Ferko, 37-vjeç në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar droge të mbetur në tentativë.

Kliko per me shume info

37-vjeçari po udhëtonte me autobus drejt Greqisë, kur gjatë kontrolleve iu gjet lënda narkotike e fshehur në çantën e tij.
NJOFTIMI I POLICISE:
Goditet një tjetër rast i tentativës për Trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet 1 kilogramë e 520 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në datën 12.02.2018 shtetasi Elton Ferko është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë – Athinë.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elton Ferko, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.