Shqiptari dhe grekja tentojnë të kalojnë kufirin me 61 kg marijuanë. Policia iu gjen dhe armë

Vijojnë operacionet e policisë greke në kufirin me Shqipërinë.

Policia greke ka ndaluar në Kostur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, ku gjatë kontrollit në mjet u gjeten 4 çanta me 50 pako që përmbanin 61 kg 790 gram marijuanë, 1 pistoletë dhe 21 fishekë.

Kliko per me shume info

Në pranga kanë përfunduar drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34 vjeç dhe pasagjerja greke 31 vjeç.

Gjithashtu nga policia greke u sekuestruan 2 celularë, 3 karta SIM dhe 150 euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here