Dënohet vrasësi shqiptar: U “fundos” në bixhoz dhe filloi të transportonte drogë

Një shqiptar është dënuar me 6 vite heqje lirie për trafik droge në Irlandë.

49-vjeçari Jaçe Pelivani u arrestua në Clondalkin të Dublinit më 18 Maj të 2017-s, teksa drejtonte një furgon të mbushur me kanabis.

Kliko per me shume info

Policia kishte dyshime se shqiptari kishte lidhje me trafikun e drogës dhe ndoqi për disa kohë lëvizjet e tij derisa e kapi me kanabis të fshehur në paleta brenda automjetit të cilin e drejtonte.

Në automjet u gjetën 34 kg kanabis të paketuar.

Pelivani, i cili jetonte në Kent të Anglisë, pranoi akuzat dhe u shpall fajtor për posedim droge me qëllim shitjen e shpërndarjen.

Në gjykatë u zbulua gjithashtu se në Nëntor të vitit 2000, Pelivani ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje dhe posedim armësh. 49-vjeçari është dënuar për një vrasje të ndodhur më 19 Korrik të vitit 1997, pas një sherri në një lokal nate.

Avokatja e tij mbrojtëse, Tara Burns, i tha gjykatës së klienti i saj kishte probleme me bixhozin. Ai kishte rënë në kontakt me shoqëri të keqe në Londër dhe këta persona, sipas mbrojtjes, i kishin vënë për detyrë që të pastronte para për ta.

Ai i kishte humbur paratë në bixhoz dhe të njëjtët persona e detyruan që të shpërndante drogë, tha Burns. Vetë Pelivani, gjatë marrjes në pyetje nga policia u kishte thënë atyre se paguhej me 600 euro për rrugë.

Gjykatësi Martin Nolan e dënoi shqiptarin me 6 vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here