Shqiptarët ngrenë plantacione me kanabis në Belgjikë

Aktualitet

Policia belge ka zbuluar dy plantacione me kanabis gjatë javëve të fundit. Bimët narkotike janë zbuluar në Meise dhe Tienen, ndërsa janë arrestuar disa shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar nga shtypi belg.

Së fundmi, në një fermë në Meise u zbulua një plantacion kanabisi me 2 mijë bimë narkotike. Aty autoritetet arrestuan një shqiptar, i cili u përpoq të shkatërronte stoqet e drogës kur mësoi se policia po shkonte aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, më 31 Janar në Tienen ishte gjetur një tjetër plantacion me 2100 bimë kanabis si dhe 3.5 kg kanabis i korrur. Gjatë atij aksioni të policisë, u arrestuan tre shqiptarë dhe një shtetas belg me origjinë shqiptare. Mediat shkruajnë se të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në veprimtari kriminale. Hetimet e autoriteteve belge janë duke vazhduar për të zbardhur këtë aktivitet të paligjshëm dhe rolin e të arrestuarve.

ME TE LEXUARAT