Trafikantët shqiptarë kapen me 250 mijë euro kokainë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë në Villalvernia nën akuzën e trafikut të drogës.

Shqiptarët e arrestuar janë Oltion Mani, 34 vjeç dhe Vladimir Prroj, 38 vjeç. Ata u arrestuan mbrëmë kur u rrethuan në zonën industriale të Tortonës.

Kliko per me shume info

Ora e vonë ku shqiptarët po qarkullonin ka bërë që policia të ushtrojë kontroll të menjëhershëm të automjetit.

Në atë moment, Karabinieri vërejti një paketë në mes me bimësi, duke zbuluar që brenda saj ishte fshehur 900 gram kokainë e ngrirë.

Kërkimi, i shtrirë në shtëpitë e tyre çoi në zbulimin e një peshoreje elektronike dhe materiale për paketimin e dozave të drogës.

Shitja me pakicë e substancës së konfiskuar do tu kishte sjellë mbi 250 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here