Ndodh në një fshat të Pukës, shqiponja e robëruar lirohet nga policia

Policia e Pukës është angazhuar në një aksion të pazakontë në fshatin Berishaj të këtij rrethi.

Bëhet fjalë për një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.

Kliko per me shume info

Aksioni policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.

Pas këtij denoncimi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.

Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video. Ky është nga aksionet e rralla të policisë./top channel

Ky është krim dhe duhet ndëshkuar!(Në Berishaj të Pukës)

Posted by Nisma #Thurje on Samstag, 17. Februar 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.