“Shqipëria dhe Kosova me një president”, Patozi kundër Bashës: Kush janë hajdutët Lulzim?

Politikë

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka reaguar lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës, i cili kundërshtoi propozimin e kryeministrit Rama për president të përbashkët me Kosovën. Më herët Basha u shpreh se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për një hajdut më shumë, por për integritet mes dy vendeve tona.

Ndërsa pas kësaj deklarate të kryedemokratit ka reaguar Patozi. Ky i fundit pyet Bashën se kush janë hajdutët. Ndrkohë thekson se kjo është një arsyetim idiot i Luzim Bashës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës”, shprehet ndër të tjera Patozi.

Reagimi i plotë:

KUSH JANË HAJDUTËT E TJERË, LULZIM?

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për "klasën politike" shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik.

ME TE LEXUARAT