Shpërthimi i tritolit në Shkodër, policia jep detaje: Dyshohet për shkak të borxheve

Policia bën me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku garazhi në pronësi të shtetasit Sadetin Kiri është shpërthyer me tritol.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se nga shpërthimi ka pasur vetem dëme materiale, teksa theksojne se banesa e Sadetin Kirit ndodhet fare pranë këtij objekti.

Kliko per me shume info

Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.

Dyshohet se shkak për ngjarjen janë konfliktet e djalit të 62-vjeçarit për shkak të borxheve.

NJOFTIMI I POLICISE
Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Salo Halili”, është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës trekatëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K është i biri i shtetasit S.K.

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.