Shpërthimi i fuqishëm trondit Ankaranë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin turk Ankara mbrëmjen e së enjtes. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, “Reuters”, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:05 (me orën lokale) dhe është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit me pothuajse 6 milionë banorë.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në Zyrën Qendrore të Tatimeve dhe shkak është bërë kompresimi i gazit natyror. Deri më tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Kliko per me shume info

Në një njoftim për mediat, zyra e guvernatorit të Ankarasë tha se ndërtesa fatmirësisht ka qenë bosh në momentin e shpërthimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për shkakun e shpërthimit të fuqishëm që ka shkaktuar panik të madh tek banorët.

Ankaraja është tronditur nga një serë sulmesh me bomba në vitet 2015-2016, të cilët kanë shkaktuar qindra të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.