Shpërthen pedagogu Mark Marku: Po kriminalizohet Universiteti, Rama të mos bëjë aleancë me krimin

Po ndodh kriminalizimi i Universiteteve njëlloj si në Parlament. Paralajmërimi është bërë nga profesor Mark Marku, ish-deputet, i cili gjithashtu është shprehur se ligji për Arsimin e Lartë është i pazbatueshëm. i ftuar në studion e Neës 24, ku ka komentuar mbi takimin e Kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës, Marku i drejtoi një apel qeverisë që të mos bëjë aleancë me krimin.

LEXO EDHE:  Djali 11- vjeçar që bllokohet në plazhin e Adelaidës

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrisë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin.
Duhet të verifikohen veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin.

LEXO EDHE:  Turneu i trupës së baletit ne Itali me veprat e koreografit Angjelin Preljocaj
Kliko per me shume info

Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete.
Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”, tha Marku.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here