Shpërthen ish-ministri: Boll më, historitë me 100 më kujtojnë fatin e 100 ditëve të Napoleonit

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deputet i LSI-së, ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër projektit të qeverisë për financimin e infrastrukturës në 100 fshatra. Panariti shkruan se historitë me 100 fshtra i kujtojnë 100 lulet e Maos, por që do kenë fatin e 100 ditëve të Napoleonit.

“Mjaft me këto farsat e 100 fshatrave pishtarë të zhvillimit rural! Boll më…! Sepse ende nuk na është shuar jehona e bllofit të fondeve për 100 fermat, 100 hektarëve, për të mos folur për 100 milionët e fondit të garancise për kreditin agrar. Këto historitë me njëqind fshatra më sjellin ndërmend, njeqind lulet e Maos, por do te kenë fatin e njeqind ditëve të Napoleonit”, shkruan Panariti.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here