Shpërthen Bujar Asqeriu: Ministre Teatri nuk bëhet me pordhë

Artistët pas shumë ditësh deklaratash dhe thirrjesh janë takuar me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për çështjen e teatrit. Një grup prej tyre shkuan për të diskutuar në zyrën e saj, ndërsa të tjerë e pritën atë në sallën e teatrit.

“Na vjen turp për kushtet ku punojmë. Ti jepet zgjidhje kësaj çështje edhe po të ndërtohet një Teatër që të mbijetojë 70 vjet sa ky”, tha aktori Arben Imami përballë ministren. Por ai që nuk i ka kursyer kritikat është aktori i njohur Bujar Asqeriu. Ai ka treguar se i është dashur të lajë fytyrën me ujin që vinte nga tualeti i një tualeti të një lokali aty pranë.

Kliko per me shume info

Asqeriu: A e dini zonja ministre, se në teatër nuk ka ujë për të lartë fytyrën? E kam larë fytyrën, por ju nuk e dini, me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.

Asqeriu: Jam shumë i qetë unë zonja ministre. Por a e dini ju çfarë është një artist? Ti ke pasur vëllain tënd Arben Kumbaro. Ti je motra e Benit dhe unë të dua shumë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Jo jo, mos më keqkupto, nuk servilosem unë. Nuk kam pse të servilosem. Por për mua Teatri është jeta, është shpirti i kombit. Unë e kam lidhur jetën me Teatrin.

Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahmei me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?

Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..

Asqeriu: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.