Përplasi për vdekje kalimtaren në Laprakë, shoferit iu gjet kokainë në makinë

Një aksident me vdekje ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Tirane. Sipas te dhenave te para behet me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare, e cila u identifikuar me pas si shtetasja Lumturi Demiri.

Aksidenti ndodhi tek kryqëzimi i Laprakës, teksa policia i ka bërë testin e alkolit shoferit dhe ka ushtruar kontroll në mjetin e tij.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar dy qese të dyshuara si lende narkotike e llojit kokaine.

Njoftimi i policise

Në kryqëzimin e Rr. Dritan Hoxha me rrugën Lord Bajron, rreth orës 06:15 te dates 03.02.2018 mjeti me targa AA475OC me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj ka aksidentuar shtetasen Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962 lindur ne Bulqize dhe banuese ne Tirane, u njoftua ambulanca cila konfirmon se shtetasja ka nderruar jete. U be testi i alkolit drejtuesit te automjetit dhe rezultoi negativ,

Gjithashtu nga kontrolli fizik i drejtuesit te automjetit iu gjeten dy qese e dyshuar si lende narkotike e llojit Cocaine dhe u njoftua seksioni i narkotikeve ne DVPT per veprime te metejshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here