Shoferi shqiptar përplas për vdekje 63-vjeçarin në Greqi

Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ka aksidentuar me makinë për vdekje një 63-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qytetin Karditsa në një rrugë rurale.

Kliko per me shume info

Duke drejtuar një furgon, shoferi shqiptar përplasi biçikletën me të cilën lëvizte 63-vjeçari, dhe më pas u largua nga vendngjarja. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

Ndërkohë, pasi u largua nga vendngjarja, shqiptari u përfshi në një tjetër aksident automobilistik pranë stacionit hekurudhor të qytetit. Furgoni i drejtuar prej tij kishte humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa 43-vjeçari pësoi lëndime të lehta.

Ai u identifikua nga policia si personi përgjegjës që kishte përplasur për vdekje 63-vjeçarin.

Shoferi shqiptar u arrestua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Identiteti i tij nuk është bërë me dije nga mediat greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.